Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturime civile pas sulmit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, sipas raportimeve në mediat izraelite.
Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, raporton se hapësira ajrore e Iranit është mbyllur gjithashtu.
Komanda e Brendshme e Izraelit urdhëroi publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve të saj ndaj Iranit.
Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë.
Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency njofton se ka marrë raportime sipas të cilave disa raketa kanë goditur zonën e Republikës në kryeqytetin iranian, ndërsa tash janë publikuar edhe fotot e para nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...
Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...