Ushtria siriane ka thyer një rrethim të qytetit lindor të Deir al-Zour, i rrethuar prej vitesh nga të ashtuquajturi Shteti Islamik, thonë mediat shtetërore.

Një njësi mediatike e drejtuar nga lëvizja Hezbollah tha se trupat dhe militantët aleatë kishin arritur në bazën e Brigadës 137 në periferi të qytetit, transmeton portali arbresh.info
Rreth 93,000 civilë janë bllokuar në një enklavë në bregun perëndimor të lumit Eufrat që nga viti 2015.
Provinca përreth Deir al-Zour është bastioni i fundit i madh i ISIS-it në Siri./arbresh.info/