Në zonën jugore të qytetit sirian Deir ez-Zor, ushtria siriane dhe militantët e ISIS-it kanë zhvilluar luftime të ashpëra.
Sipas agjencisë së lajmeve në Siri, forcat qeveritare kanë përparuar në zonën al-Maqaber duke vrarë disa militant të ISIS-it dhe duke shkatërruar disa prej barrikadave, transmeton portali arbresh.info.
Njësitë ushtarake kanë arritur të zgjerojnë kontrollin e tyre në qytetin Daraa, duke kryer operacione kundër pozicioneve të Jabhat Fatah al Sham, i njohur më parë si al-Nusra.
Deir ez-Zor është qyteti më i madh në Sirinë lindore, me rreth 200 mijë banorë. Që nga viti 2014 qyteti mbahej nën kontroll nga Shteti Islamik./Arbresh.info
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...
Vdes në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm ...