Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse po përpiqet të rrisë shpejtësinë e operacionit për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ushtria dhe populli ukrainas vazhdojnë rezistencën e tyre heroike kundër pushtimit rus.
Në deklaratë theksohet se ushtria ruse po përpiqet të përshpejtojë operacionin për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës.
“Ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e vendbanimeve Popasna dhe Rubizhne në rajonin Donetsk dhe Kherson, ku janë intensifikuar luftimet”, thuhet në deklaratën në të cilën potencohet se rusët janë përgatitur për sulm ndaj qytetit Severodonetsk.
Më tej bëhet e ditur se qyteti Kharkiv në lindje të Ukrainës është nën bllokadë të pjesshme.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...