Ushtria e Mozambikut: Qyteti i Palmës është çliruar nga militantët islamikë

08:12 | 6 Prill 2021

Një zëdhënës i ushtrisë së Mozambikut tha se qyteti verior, i cili u sulmua nga kryengritësit e lidhur me Shtetin Islamik në fund të marsit, tani është i sigurtë, pasi ushtria vrau një “numër të konsiderueshëm” të militantëve dhe morri qytetin nën kontroll.

“Ne kemi marrë në kontroll qytetin. Ishte e vetmja zonë e ndjeshme dhe tani është plotësisht e sigurtë”, tha zëdhënësi Chong Vigidal për mediat shtetërore, transmeton portali arbresh.info

Më 24 Mars, Islamistët sulmuan qytetin bregdetar të Palmës pranë një fushe me gaz natyror prej 60 miliardë dollarësh që pritet të transformojë ekonominë e Mozambikut.

Linjat e komunikimit ishin ndërprerë që pas fillimit të sulmit.

Kryengritësit e lidhur me Shtetin Islamik kanë qenë gjithnjë e më aktivë në provincën e Cabo Delgado që nga viti 2017, megjithëse është e paqartë nëse ata kanë një qëllim të vetëm për të luftuar.

Grupet humanitare besojnë se dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur nga sulmi i fundit. Shumica  kanë ikur në zonat e afërta pyjore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara