Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se forcat e tij janë të gatshme të konfrontohen me forcat e Shteteve të Bashkuara, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, u përmbahet kërcënimeve të tij.
Trump, ditë më parë, tha se Irani do të përballet me “pasoja historike” nëse ai e kërcënon SHBA-në.
“Zoti Trump, si guxoni të na kërcënoni?”, tha Qassem Soleimani, udhëheqës i forcës për operacione të jashtme Kuds, në kuadër të Gardës Revolucionare të Iranit.
“Ne jemi pranë, aty ku nuk mund as të imagjinoni. Hajdeni! Ju do të nisni luftën, por jemi ne ata që do ta përfundojmë”, tha Soleimani në një fjalim në qytetin Hamedan.
Ai i bëri komentet në përgjigje të një postimi të Trumpit në Twitter, më 22 korrik, në të cilin presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin “që të mos e kërcënojnë SHBA-në, sepse do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur”.
Paralajmërimi i Trumpit ka pasuar deklaratat e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili ka thënë se “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”.
Soleimani tha se po i përgjigjet Trumpit “si një ushtar”.
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes