Nënkancelari gjerman Olaf Scholz mbështet idenë e formimit të ushtrisë së Bashkimit Evropian, por thotë se kjo ndoshta nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Ministri gjerman i Financave dhe kandidati i Social Demokratëve për kreun e ardhshëm të shtetit i thanë Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) se forcat e mundshme ushtarake të BE do të duhet t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar, siç është ushtria gjermane, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info
Agjencia shprehet se Scholz theksoi për gazetën gjermane që marrëveshja për misionet ushtarake të BE duhet të konsiderohet në institucionet evropiane, dhe mbi të gjitha në Parlamentin Evropian.
Ideja e një ushtrie evropiane është diskutuar për një kohë të gjatë, me disa nga 27 vendet anëtare të bllokut që e mbështesin atë, ndërsa të tjerët janë kundër saj, ndërsa Scholz beson se formimi i saj nuk është një qëllim afatshkurtër./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...