Ushtria amerikane ka publikuar fotografinë e fundit të bërë nga fotografja e luftës Spc. Hilda Clayton, që tregojnë shpërthimin që vrau atë dhe katër ushtarë afganë gjatë ushtrimeve trajnuese në vitin 2013.
Clayton, 22 vjeçare në kohën e vdekjes, ishte specialiste e informatave pamore në kuadër të Ekipit të Brigadës së 4-të të Armatosur, Divizioni i Parë i Këmbësorisë në Afganistan, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti fatale ka ndodhur gjatë një misioni trajnimi për të certifikuar ushtarët afganë në operacionet e mortajës.
Clayton dhe një fotograf afgan fotografuan trajnimin, kur një tub mortajash shpërtheu në mënyrë të rastësishme përpara tyre.
Clayton ishte specialistja e parë ushtarake e dokumentimit dhe produksionit që është vrarë në Afganistan./Arbresh.info


Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës