Ushtria amerikane ka plane ambicioze për t’i shndërruar ushtarët e saj në luftëtarë kiborgë të teknologjisë së lartë duke i bërë ata më të fortë, duke i përforcuar shqisat e tyre dhe duke e lidhur trurin e tyre me kompjuterë.
Pentagoni mendon se këta kiborgë do të shfaqen në fushëbeteja deri në vitin 2050, raporton “Army Times”. Departamenti i Mbrojtjes sapo ka deklasifikuar një raport nga tetori, i cili i detajon planet e tij për “shkrirjen njerëzore/makinerike”, duke e zbuluar planin e vet të çuditshëm për ta jetësuar teknikën ushtarake e cila gjithnjë ishte karantinuar brenda sferës fanta-shkencore.
Përmbledhja e raportit i identifikon katër azhurnime kryesore të cilat shpreson se do të zhvillohen gjatë tri dekadave të ardhshme. Dy prej tyre e përfshijnë përmirësimin e shikimit dhe dëgjimit të ushtarëve, shkruan Koha Ditore. Ushtria gjithashtu dëshiron t’i bëjë ushtarët më të fortë duke i pajisur ata me pajisje të reja të bartshme.

Sipas raportit, të tria këto do ta “ofrojnë potencialin për ta rritur gradualisht performancën përtej kufirit normal të njeriut”.
Ajo që e ka entuziazmuar me të vërtetë ushtrinë është kategoria e katërt: “avancimi i drejtpërdrejtë nervor i trurit të njeriut për transferimin e të dhënave në dy drejtime.” Me fjalë të tjera, lidhja e mendjeve të ushtarëve me kompjuterët në mënyrë që udhëheqësit ushtarakë të transferojnë menjëherë informacione të reja, por gjithashtu për t’ua mundësuar ushtarëve t’i kontrollojnë automjetet pa pilot me mendimet e tyre.
Megjithatë, pasoja e parashikuar në raport është shqetësuese: “futja e qenieve të avancuara njerëzore në popullatën e përgjithshme, personeli i shërbimit aktiv të departamentit të mbrojtjes, dhe konkurrentët me përvojë, do të intensifikohen pas vitit 2050 dhe do të çojnë në disbalancë, pabarazi dhe joneutralitet në kornizat e vendosura ligjore, të sigurisë dhe etikës”.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...