Një komandant amerikan në Kabul ka bërë thirrje që më shumë trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe nga NATO të dërgohen në Afganistan.
Në një intervistë për Sunday Times, Gjenerali John Nicholson, ka theksuar se ushtria perëndimore ‘nuk mund të përballojë të braktisë vendin e shkatërruar nga lufta’, transmeton portali arbresh.info.
“Ne nuk mund të përballojmë që të largohemi nga Afganistani. Këtu ka filluar lufta kundër terrorizmit. Dështimi në Afganistan mund të inkurajojë terroristët dhe sipas të gjitha gjasave Europa do të përshkruhej nga një numër edhe më i madh i emigrantëve”, ka shtuar ai.
Nicholson ka shtuar se qeveria lokale ka nën kontroll rreth 62 për qind të popullsisë dhe rreth 57 për qind të territorit.
Në korrik të vitit 2009, ish-presidenti amerikan Barack Obama njoftoi për dislokimin e afro 30 mijë trupave në Afganistan.
Tani në Afganistan gjenden rreth 8,400 ushtarë amerikane dhe 5,000 trupa të NATO-s./Arbresh.info
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...