Gjeneralmajori ukrainas Borys Kremenetsky, para gazetarëve në Uashington ka deklaruar se Ukraina ka kapur kapur rreth 200 ushtarë rus.
“Kemi kapur rreth 200 ushtarë rusë, disa prej tyre 19 vjeç, të pa trajnuar fare, të pajisur keq. Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar,” Kremenetsky, i cili është një zyrtar i mbrojtjes në Ambasadën e Ukrainës në SHBA, transmeton portal arbresh.info
Ai ka theksuar se ushtarët janë lejuar të flasin me prindërit e tyre dhe se iu është dhënë ushqim dhe ujë.
Kremenetsky tha se ai po punon ngushtë me Pentagonin, por Ukraina ka ende nevojë për më shumë mbështetje me ndihmën ushtarake.
“Ekziston një listë e kërkesave thelbësore dhe ne kemi ende nevojë për më shumë aftësi. Mund t’ju siguroj se ato që kemi marrë tashmë janë përdorur në mënyrën e duhur,” tha ai./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...