Google ADS

Uragani Hanna mbërrin në Teksas

15:54 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Uragani Hanna, i pari për vitin 2020 në brigjet e Atlantikut goditi Teksasin dhe shkaktoi shira të rrëmbyeshëm si dhe erëra të forta që arrinin deri në 150 kilometra në orë.

Kushte meteorologjike ekstreme, ndërkohë që shteti duhet të menaxhojë një rritje të numrit të rasteve me COVID-19.

“Uragani Hanna mbërriti në ishullin Padre në orën lokale 17:00 dhe përfshiu brigjet si një stuhi e kategorisë së parë me erëra që arrinin deri në 45 kilometra në orë”, theksoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Uragani u drejtua dje drejt pjesës jugore të Teksasit dhe më pas drejt verilindjes së Meksikës sot.

“Hanna do të shkaktojë erëra të forta në disa pjesë të jugut të Teksasit dhe në verilindje të Meksikës. Këto shira do të shkaktojnë përmbytje të çastit që përbëjnë një rrezik dhe mund të bëjnë që lumenjtë të ngrihen nga shtretërit e tyre”, paralajmëruan meteorologët.

Nuk u raportuan menjëherë viktima ose dëme të mëdha, erërat u lehtësuan në rreth 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësohen më tej gjatë natës.

Shpërndaje në rrjete sociale