Autoritetet në Bahamas kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga Uragani “Dorian” ka shkuar në 45.
Sipas autoriteteve shumë njerëz rezultojnë të zhdukur, transmeton portali arbresh.info
Një javë pas Uraganit “Dorian” shumë ndërtesa dhe shtëpi janë shkatërruar, ndërsa është duke u punuar shumë për të furnizuar banorët e dëshpëruar me ushqim, ujë dhe strehim.
Forca e Policisë Bahamas Mbretërore tha se ata kishin gjetur 37 trupa në ishullin Abaco dhe tetë në ishullin Grand Bahama.
“Ka edhe shumë të zhdukur”, thuhet në raport.
Pasi përparoi në bregun lindor të SHBA.-së, “Doriani”, i zbritur në një stuhi post-tropikale, shkaktoi dëme të mëdha në lindje të Kanadasë përpara se të lëvizte mbi Detin e Labradorit./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën