Të paktën 1,993 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë (UNICEF), duke përsëritur thirrjet e vazhdueshme për armëpushim.
Mesatarisht, të paktën dy fëmijë vriten në Ukrainë çdo ditë, sipas një raporti të UNICEF.
“Fëmijët e Ukrainës kanë nevojë urgjente për siguri, stabilitet, qasje në mësim të sigurt, shërbime për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetje psikosociale,” tha agjencia në një deklaratë.
“Më shumë se çdo gjë, fëmijët e Ukrainës kanë nevojë për paqe.”
Lufta në Ukrainë ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve, tha UNICEF, duke shtuar se gjysma e adoleshentëve kanë raportuar probleme me gjumin.
Gjithashtu rreh një milion fëmijë në të gjithë vendin nuk mund të kenë akses në shkolla për shkak të pasigurisë./abcnews.al
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...