Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se lufta midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës ka “ndikim shkatërrues” në sistemin arsimor të rajonit, duke detyruar mbi 200,000 fëmijë të mësojnë në “mjedise të militarizuara”.
“Fëmijët mësojnë në shkolla me vrima të plumbave në mure, me thasë rëre në dritare dhe me depo bombash në bodrum”, tha përfaqësuesja e UNICEF-it për Ukrainën, Giovanna Barberis.
“Fëmijët janë shumë nervozë për granatimet dhe mësuesit përpiqen t’i qetësojnë, por është e vështirë për ta sepse ata janë të stresuar”, tha Barberis.
Agjencia e OKB-së nuk u anua kah asnjëra palë në konfliktin që ka lënë të vrarë më shumë se 10,300 njerëz që nga marsi i vitit 2014.
Ajo tha se “të gjitha palët e konfliktit duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojnë që shkollat të jenë vende të sigurta për fëmijët”.
UNICEF-i tha se ai dhe partnerët e tij kanë parë raste ku grupet ushtarake dhe të armatosura janë të vendosura në largësi brenda 500 metrash nga një kopsht apo shkollë.
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...