Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) bëri të ditur se lufta në Jemen ka shkatërruar shumë familje aq sa që nuk mund të numërohet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemenin, Sara Beysolow Nyanti nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter tha se “Fëmijët në Jemen humbën shumë gjëra nga kjo luftë që vazhdon prej 6 vitesh”.
Ajo kërkoi nga bashkia ndërkombëtare të kuptojë se prej në çfarë vështirësie kalojnë fëmijët atje.
Nyanti më tej tërhoqi vëmendjen se lufta ka shkatërruar familje të panumërta në Jemen.
Për shkak të luftës që po vazhdon prej rreth 6 vite, ku po ndodh dramë humanitare, 80 për qind e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare.
Në luftën e brendshme që po zhvillohet mes qeverisë jemenase dhe Huthitë e mbështetur nga Irani si dhe përfshirjes së koalicionit arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, sipas organizatave për të drejtat e njeriut, kanë humbur jetën rreth 100 mijë persona.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...