Fondi i Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 400 mijë fëmijë nën moshën pesë-vjeçare në rajonin Kasai të Kongos janë të kequshqyer
UNICEF tha se më shumë se një vit e gjysmë të dhunës vdekjeprurëse, zhvendosja dhe prodhimi bujqësor i reduktuar janë duke kontribuar në këtë problem, transmeton portali arbresh.info. Më tej ka thënë se fëmijët mund të vdesin vitin e ardhshëm nëse nuk ndihmohet urgjentisht me ndihma humanitare.
Dr. Tajudeen Oyewale, përfaqësuesi i agjencisë në Kongo thotë se shkalla e vërtetë e problemit po bëhet e qartë pasi siguria po përmirësohet në disa zona dhe familjet janë duke u kthyer në shtëpi.
UNICEF thotë se rreth 220 qendra shëndetësore janë shkatërruar ose dëmtuar dhe kulturat bujqësore janë lënë pas dore, me 1.4 milion njerëz të zhvendosur./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...