Raporti global i publikuar bën me dije se më shumë se 450 milionë fëmijët jetojnë ose kanë ikur nga zonat e konfliktit, duke përjetuar vuajtje të paimagjinueshme, ndërsa të drejtat e tyre u shkelën ose u mohuan.
9.3 milionë fëmijë u asistuan pas dëmtimeve të rënda.
Kequshqyerja ka prekur mbi 181 milionë fëmijë nën 5 vjeç, ndërsa 136 milionë fëmijë të moshës 5-10 vjeç janë mbipeshë apo obez.
Por kur flitet për vdekshmërinë foshnjore, raporti është optimist, pasi shkalla globale e vdekshmërisë nën 5 vjeç ka rënë me 51 % që nga viti 2000
Sa i takon Europës lindore dhe Azisë qendrore, ekspertët kanë vënë në dukje se më shumë se 20 milionë jetojnë në varfëri.
Familjet luftuan për të përballuar gjërat bazë, pasi kriza e kostos së jetesës vazhdoi.
Fëmijëve më të margjinalizuar u mungonte aksesi për arsim cilësor, strehim, ushqim dhe kujdes shëndetësor.
Pas një kthimi prapa në vaksinim gjatë pandemisë dhe një rritje e hezitimit ndaj vaksinave, mbi 600,000 fëmijë nuk u imunizuan kundër fruthit në vitin 2023, që çuan në shpërthime epidemike dhe 30-fishim të rasteve me fruth./eurones.al
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...