Programi i Zhvillimit i OKB-së, UNDP, bëri thirrje për të ardhura themelore të përkohshme për 2,7 miliardë njerëz të varfër në botë, në mes të pandemisë së koronavirusit të ri.
UNDP-ja tha se masa mund të pengojë përhapjen e virusit duke i lejuar ata që jetojnë nën ose pikërisht mbi kufirin e varfërisë në 132 vendet në zhvillim, që të qëndrojnë në shtëpi.
”Shtatë nga 10 punëtorë në kombet më të varfra aktualisht fitojnë para’ përmes tregjeve joformale dhe nuk kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi”, sipas UNDP-së.
“Kohët e papara kërkojnë masa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Paraqitja e një të ardhure themelore të përkohshme për njerëzit më të varfër në botë është shfaqur si një opsion. Kjo mund të dukej e pamundur vetëm disa muaj më parë”, tha administratori i UNDP-së, Achim Steiner.
“Një e ardhur themelore e përkohshme mund t’i lejojë qeveritë të injektojnë para’ në ekonomitë lokale për të ndihmuar në mbajtjen e bizneseve të vogla dhe për të ngadalësuar përhapjen shkatërruese të Covid-19”, theksoi ai.
“Një ndalesë gjithëpërfshirëse e borxheve për të gjitha vendet në zhvillim, siç kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Guterres, do t’i lejojë vendet të rivendosin përkohësisht këto fonde në masa emergjente për të luftuar efektet e krizës Covid-19”, tha agjencia./atsh/
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi