Forcat ukrainase kanë filmuar momentin kur hedhin në erë një tank të ushtrisë ruse në rajonin e Luhanskut.
Pamjet e filmuar nga ajri me dron, tregojnë bombën që bie mbi mjetin e blinduar dhe më pas ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Si pasojë i këtij shpërthimi të fuqishëm, tanku shkatërrohet plotësisht kurse sulme të tilla nga ana e operatorëve ukrainas të dronëve janë bërë çdo herë e më të shpeshta.
Kundërofensiva e Kievit ka dhënë frytet e saj, kanë arritur të dëbojnë ushtarët rusë nga shumë qytete që i mbanin nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Madje edhe Kremlini ka pranuar se ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e tërheqjen nga shumë qytete e ka arsyetuar se kinse po bën rigrupim të forcave.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...