Disa pamjet duket se po tregojnë një anije të marinës ruse të dëmtuar rëndë teksa tërhiqet për në portin e Novorossiysk në Detin e Zi.
Anija zbarkuese e klasit Ropucha, e quajtur nga ekspertët si Olenegorsky Gornyak, duket se po largohet drejt portit detar.
Më herët, ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas me dron të detit në bazën e saj detare.
Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pamjet e shpërndara në internet që tregojnë shpërthime të forta pranë portit, i cili është një qendër kryesore për eksportet ruse.
Dronët e detit, të quajtur ndonjëherë USV, janë anije të vogla pa pilot që operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit.
Ministria tha gjithashtu se rrëzoi 10 dronë ukrainas mbi Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër