Një valë e re shpërthimesh po raportohet në disa qytete anembanë Ukrainës, një ditë pasi Rusia nisi sulmet me dronë në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe qendrën e kryeqytetit.
Aktualisht është pak minuta para orës 9 të mëngjesit me orën e Kievit, sulme janë raportuar nga autoritetet në Kryvyi Ri, Dnipro, Kharkiv dhe Mykolaiv, raporton “Guardian”.
Në Mykolaiv, sulmi ka shkatërruar totalisht një krah të një ndërtese apartamentesh. Të paktën një person vdiq në sulm, sipas dëshmitarëve.
Raketa shkatërroi plotësisht një krah të ndërtesës në zonën e qendrës së qytetit, duke lënë një zjarr masiv. Një ekip zjarrfikës nxori trupin e pajetë të një burri nga rrënojat, tha dëshmitari.
Në Dnipro, sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar dëme serioze sipas Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas.
Më pak detaje ka për sulmet në Kryvyi Ri dhe Kharkiv, por Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit ka njoftuar se Rusia po fillon sulme në qytet, si dhe në rajon.
“Vëmendje, banorë të Kharkivit dhe rajonit: pushtuesit rusë po godasin. Qëndroni në strehimore!”, ka bërë thirrje ai. /arbresh.info/
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...