Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi sanksione të reja për qindra kompani që sipas tij kanë mbështetur agresionin rus.
Zelenskyy tha se 322 kompani, që prodhojnë pajisje ushtarake për ushtrinë ruse, si armë dhe pajisje të tjera, janë vënë në listën e kompanive ndaj të cilave Ukraina ka vendosur sanksione.
Ndërkohë luftime të ashpra vazhdojnë në territorin e qytetit të Bakhmutit mes forcave ukrainase dhe trupave ruse. Ministria e mbrojtjes së Rusisë tha se trupat e saj kishin zgjeruar kontrollin ne qytet.
Beteja në Ukrainë është një nga më të ashprat që prej nisjes së luftimeve 14 muaj më parë. Qyteti në lindje të Ukrainës është pothuajse i shkatërruar nga luftimet brenda tij dhe sulmet me bomba./voa
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...