Ukraina ka nisur një sulm me dron në një fabrikë kimike ruse në qytetin perëndimor të Tulës, sipas shërbimit të sigurisë së vendit.
Sipas SBU, uzina kimike Aleksinsky u godit nga të paktën 13 dronë ukrainas, duke rezultuar në shpërthime dhe re tymi pas sulmit.
Një burim konfirmoi gjithashtu dëmtimin e termocentralit Aleksinskaya, duke thënë se është dëmtuar një linjë e transmetimit të energjisë 110 kV, shkruan CNN.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë sulmin në fabrikën e cila shtrihet rreth 200 kilometra në jug të Moskës, të nisur nga Shërbimi i Sigurisë SBU i Ukrainës dhe Forcat e Operacioneve Speciale./abcnews/
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...