Forcat Ukrainase kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të shtune selinë e flotës Ruse në Detin e Zi. Në një reagim për mediat Guvernatori i Sevastopolit u shpreh se sulmi ka ndodhur orëve të para të mëngjesit dhe ka pasur të plagosur. Ditën e sotme Rusia Feston ditën e Marinës së saj, por Krimeja e Aneksuar nga Kremlini anuloi festimet për shkak të sulmit.
“Përafërsisht në orën gjashtë e dy minuta të mëngjesit u dëgjua një shpërthim, një dron ka sulmuar selinë e flotës. Gjashtë persona janë lënduar. Të gjitha ngjarjet festive që ishin planifikuar për sot u anuluan. Ky është një vendim i drejtë për të garantuar sigurinë e njerëzve tanë”.
Duke folur nga Shën Petersburgu ku po mbaheshin festimet presidenti rus, Vladimir Putin u shpres se së shpejti marina ruse do të marr në përdorim raketat lundruese Zircon.
Ndërkohë sulmi Rus nuk është ndalur teksa përgjat 24 orëve të fundit bombardimet në qyetin jugor të Mykolaivit kanë shkatrruar disa banesa dhe shkolla. Zyrtarët Ukrainas i kanë përshkruar bobardimet në Mykolaiv si ndër më të rëndat që prej fillimit të pushitimit rus.
Nga ky sulm ka humbur jetën edhe Oleksiy Vadatursky dhe bashkëshortja e tij. Vadatursky ishte një ndër biznesmenët më të mëdhenj Ukrainas që merrej me eksportet e grurit./gsh/
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...