Qeveria ukrainase ka shpallur shtetrrethimin gjatë fundjavës së Pashkëve, mes paralajmërimeve të vazhdueshme nga autoritetet për potencialin e rritjes së aktivitetit ushtarak rus gjatë festimeve, shkruan CNN.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, njoftoi shtetrrethimin në një deklaratë të shtunën. Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 5 të mëngjesit në rajonet Donetsk, Luhansk, Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Kherson. Në rajone të tjera të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e Kievit, shtetrrethimi do të hyjë në fuqi të shtunën nga ora 23:00 deri të dielën në orën 5 të mëngjesit.
Në fillim të kësaj jave, zyrtarët në rajonet e Luhansk dhe Sumy u kërkuan banorëve të merrnin pjesë në shërbimet virtuale në internet, për shkak të rrezikut të shtuar të sulmeve ruse./arbresh.info/
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...