Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që do të duhej të niste në Mariupol dhe Volnovaka në mëngjesin e së shtunës.
Rusia ka fajësuar “nacionalistët” ukrainas për shkeljen e armëpushimit, që parashihte mundësimin e evakuimit të civilëve përmes korridorit humanitar.
Por, Ministria e Jashtme ukrainase sërish ka fajësuar Rusinë.
MPJ e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë, për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”.
“Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuim të sigurt të civilëve, për dërgimin e ilaçeve dhe ushqimeve”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një postim në Twitter./REL/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...