Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.
Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.
Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.
“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.
Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg.
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL/
Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet...
“Për Kosovën që beson dhe fiton”, LDK mobilizon qytetarët pë...
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...
Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për shtatë serbët e dysh...
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës