Ukraina ka pranuar Patriotët e parë, që vlerësohen se janë një prej sistemeve më të avancuara amerikane të mbrojtjes ajrore, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes të Ukrainës.
“Sot, qielli ynë i bukur ukrainas bëhet edhe më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë arritur në Ukrainë”, shkroi në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Sistemet Patriot janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.
Dërgesa e sistemeve Patriot u listua në ueb-faqen e Qeverisë gjermane në seksionin për dërgesat me armë që Berlini i ka dërguar Ukrainës.
Ky sistem mobil është një prej sistemeve më të avancuara tokë-ajër në botë. Ai mund të përdoret për të luftuar avionët, raketat balistike dhe raketa të tjera.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar se do t’i dërgojnë Ukrainës sisteme të tilla të mbrojtjes ajrore. Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga Gjermania dhe SHBA-ja për përdorimin e sistemeve Patriot.
Sistemet Patriot po shihen kyç në luftimin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase./rel
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...