Ushtria ukrainase po pëson “humbje të dhimbshme” në rajonin lindor të Donbasit dhe zona të tjera të vijës së frontit në Ukrainë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim mbremjen e djeshme.
Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne për të mbrojtur territorin e saj. Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikës në ushtri mes raporteve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale.
Ai tha se është jetike të mbrohet Donbasi, pasi ky do të jetë “pika kyçe për përcaktimin se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.
“Sa më shumë humbje të pësojë armiku, aq më pak fuqi do të kenë për të vazhduar agresionin”, tha Zelensky.
Ai tha se ndërsa luftimet më të ashpra janë raportuar në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe komunitetet aty pranë, “humbjet, për fat të keq, janë të dhimbshme, por ne duhet të rezistojmë sepse ky është shteti ynë”. /abcnews.al
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...