Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar Ligjin Nr. 0309 për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe që themelon Fondin e Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë.
Në faqen e internetit të presidentit thuhet se Ligji Nr. 0309 për ratifikimin e marrëveshjes për mineralet, u kthye me firmën e presidentit të hënën dhe akti u dërgua po atë ditë. Kjo përfundon procedurën formale të ratifikimit.
Parlamenti i Ukrainës votoi më 8 maj, për të ratifikuar marrëveshjen për mineralet me Shtetet e Bashkuara dhe për të krijuar Fondin e Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë.
Yuliia Svyrydenko, zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë, tha se Fondi do të fillojë të funksionojë brenda disa javësh nga ratifikimi i marrëveshjes.
Kjo marrëveshje prej muajsh ishte një prej temave më të diskutuara në mediat botërore, për faktin se më herët kishte një përplasje verbale mes presidentit ukrainas dhe homologut amerikan në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e akuzonte Zelensky për mosmirënjohje për atë që ka bërë SHBA për Ukrainën. /Telegrafi/
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...