Qyteti-port ukrainas i Odesës ka qenë cak i sulmeve ajrore mëngjesin e sotëm. Këshilli i qytetit dhe Ministria e Brendshme ukrainase kanë konfirmuar këtë lajm, teksa në qytet janë dëgjuar disa shpërthime.
Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.
Ai tha për transmetuesin publik ukrainas se një prej “ndërtesave të infrastrukturës kritike” është goditur.
Ndërkaq, Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme tha se “Odesa u godit nga ajri” me raketa, disa prej të cilave, sipas tij, “u rrëzuan nga forcat ajrore ukrainase.
AFP ka raportuar se shpërthimet janë dëgjuar në orën 06:00 sipas kohës lokale, ndërkaq më pas është parë zjarr dhe tym nga një zonë industriale e qytetit.
Ende është e paqartë se cili ka qenë cak i sulmeve në Odesa.
Odesa gjendet në jug të Ukrainës.
Gjatë një video-adresimi të shtunën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dëshiron të marrë kontrollin e rajoneve lindore dhe jugore të Ukrainës.
Më herët gjatë kësaj jave, Rusia ka thënë se do të zvogëlojë sulmet në Kiev dhe Çernihiv dhe do të përqendrojë operacionet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës, një muaj pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës./REL/
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...