Raketat ukrainase goditën para agimit të së mërkurës një kantier detar në Sevastopol në Gadishullin e Krimesë duke dëmtuar tre anije.
Videot tregojnë momentin kur dronët shkaktojnë zjarr duke dëmtuar rëndë infrastrukturën në Sevastopol, ndërsa u desh disa orë të vendosej nën kontroll ndërsa 24 persona u plagosën.
Dhjetë raketa shënjestruan anijet luftarake ruse në Detin e Zi ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan shtatë raketa dhe anija patrulluese Vasily Bykov shkatërroi të gjithë dronët pa pilot.Kantieri strategjik i anijeve në gadishull, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ndërton anije dhe nëndetëse të Flotës Ruse të Detit të Zi.
Tetorin e kaluar, Ukraina goditi bazën detare ruse në Sevastopol me drone nga deti. Kievi ka zgjeruar aftësinë e tij për të goditur në rreze të gjatë dhe sulmet janë bërë më të sofistikuara. Konflikti në Detin e Zi është përshkallëzuar në muajt e fundit, duke zgjeruar një tjetër front beteje në Ukrainë. Kievi ka shënjestruar gjithnjë e më shumë operacionet ushtarake ruse, duke përfshirë bazat, objektet detare dhe depot e municioneve, në gadishullin e Krimesë, duke konfirmuar një mbrojtje të dobët ruse./Klan News
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...