Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 30.150 ushtarë në luftën midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë ku ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot, tha se Rusia ka humbur 150 ushtarë në 24 orët e fundit.
Po ashtu, 207 avionë, 174 helikopterë, 1.338 tanke, 3.270 automjete të blinduara, 631 sisteme artilerie, 203 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar, sipas deklaratës.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.240 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 504 mjete ajrore pa pilot.
Ndërkaq, më 25 mars, Rusia kishte njoftuar se në Ukrainë, jetën kishin humbur 1.351 ushtarë rusë.
242 fëmijë të vrarë në sulmet në Ukrainë
Ndërkaq, në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, thuhet se 242 fëmijë kanë humbur jetën dhe 440 fëmijë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...