Parlamenti i Ugandës ka ndërmarrë një hap që heq limitin e moshës presidenciale, veprim i cili do të lejonte udhëheqësin e vjetër, Yoweri Musevenit të qëndronte në pushtet.
Për dy ditë me rradhë deputetët kanë pasur një debat të nxehtë dhe të dhunshëm, transmeton portali arbresh.info
Sipas kushtetuës ekzistuese, personi që qëndron si President duhet të jetë nën moshën 75 vjeç, gjë që do ta bënte Museveni, 73 vjeç, të papërshtatshëm të mbante pozitën edhe në vitet e ardhshme.
Gjatë përleshjeve dhe protestave për të kundërshtuar propozimin e këtij ligji, janë arrestuar 11 persona, përfshirë edhe figurën kryesore opozitare të Ugandës, Kizza Besigye.
Mediat vendase kanë raportuar se protesta kundër masës legjislative kanë shpërthyer edhe në vende tjera të Ugandës.
Museveni mori kontrollin e Ugandës në vitin 1986 në krye të ushtrisë rebele. Në vitin 2005, ai e ndryshoi kushtetutën për të hequr kufizimet afatgjata, duke bërë të mundur që ai të qëndronte me sukses për një mandat të tretë, të katërt dhe të pestë radhazi./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?