Presidenti francez Emmanuel Macron të mërkurën e quajti tregtinë e skllevërve në Libi një “krim kundër njerëzimit”.
Komentet e Macron erdhën pasi CNN transmetoi më 14 nëntor një video shokuese që tregon emigrantët afrikanë duke u shitur si skllevër për 400 dollarë, transmeton portali arbresh.info
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij guinean dhe kryetarin aktual të Unionit Afrikan Alpha Conde, Macron tha se ishte e rëndësishme për të shpërbërë rrjetet e trafikantëve.
Ai shtoi se trafikimi i qenieve njerëzore gjeneron 30 miliardë euro në vit dhe prek 2.5 milionë njerëz.
“Gratë dhe fëmijët përbëjnë 80 për qind të viktimave,” tha ai.
Conde tha se situata e rëndë e refugjatëve dhe emigrantëve të mbërthyer në Libi është “e papranueshme”.
Ai i bëri thirrje BE të ndërhyjë për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Libi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...