Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje që tregojnë ushtarët e plagosur rusë në gjendje të keqe.
Këto pamje thuhet se janë marrë derisa atyre u jepeshin “medaljet e trimërisë për rolin e tyre në pushtimin në Ukrainë”, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Trupat e plagosur u ulën në heshtje në një rresht karrigesh me rrota ndërsa zëvendësministri rus i mbrojtjes Alexander Fomin përshëndeti përpjekjet e tyre për luftë.
Por me gjithë entuziazmin e gjeneralkolonelit, ushtarët e rinj shumë të cilëve u mungonte një gjymtyrë dukeshin të tronditur dhe plot dëshpërim.
Pamjet e transmetuara nga Channel One i kontrolluar nga Kremlini treguan se Fomin deklaronte “Unë i shërbej Rusisë” ndërsa ai përshëndeti çdo ushtarë me një shtrëngim duarsh përpara se t’u vendoste një medalje në gjoks.

Kujtojmë se, presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se deri më tani janë vrarë 17,000 trupa ruse. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot