Një doktor që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në veri të Italisë, ka vdekur sot pas infektimit nga sëmundja.
67 vjeçari Roberto Stella, pësoi dështim në rrugët respiratore pas diagnostikimit me sëmundjen ne Como, njoftoi Federata Italiane e Doktorëve.
Sekretari i saj Silvestro Scotti tha në një deklaratë “Ai ishte një shembull i aftësisë dhe punës së rëndë të doktorëve të familjes. Vdekja e tij përfaqëson përpjekjen e dëshpëruar të të gjithë kolegëve që sot nuk janë të pajisur me mbrojtjen e nevojshme indivuduale”.
Numri i viktimave të koronavirusit të ri në Itali i ka kaluar 1000, teksa pasojat ekonomike o ndjehen në vend me bllokimin e plotë të vendit dhe bursës së Milanos. Epidemia është ende në rritje të pandalur dhe qeveria ka marrë masa të ashpra izolimi për përmbajtjen e saj.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë