Kardinalët katolikë do të kthehen në Kapelën Sistine këtë të enjte (8 maj) në ditën e dytë të votimit për zgjedhjen e Papës së ri, pas vdekjes në moshën 88-vjeçare të Papa Françeskut.
Votimi i parë do të jetë në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00.
Më pas, kardinalët do të drekojnë për të vijuar me dy votime të tjerë, në orën 17:30 dhe në orën 19:00.
Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votimet. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.
Në ditën e parë të konklavës, pas një pritjeje të gjatë, nga oxhaku i Kapeles Sistine doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët nuk mundën të merrnin një vendim për zgjedhjen e papës së ri.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për votimin e parë të konklavës – rezultatet e të cilave u deshën më shumë se tre orë për t’u shpallur.
Mungesa e një Pape të ri do të thotë që kardinalët mblidhen sërish këtë të enjte në Kapelën Sistine me dyer të mbyllura për raunde të tjera votimi.
Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos