Ndalimi i Donald Trump nga platforma sociale Twitter do të mbetet edhe nëse ai kandidon për në Shtëpinë e Bardhë përsëri – edhe nëse del fitues, tha të mërkurën një ekzekutiv i lartë.
Bllokimi i ish Presidentit nga Twitter është i përhershëm, tha gjatë një interviste në CNBC zyrtari kryesor i financave të Twitter, Ned Segal, kur u pyet nëse privilegjet e Trump mund të rikthehen nëse ai kthehet në pushtet, shkruan TheGuardian, transmeton arbresh.info.
“Mënyra si punojnë politikat tona, kur ju largoheni nga platforma, largoheni nga platforma,” tha Segal.
Ai shtoi: “Nëse jeni një komentator, CFO, apo je një zyrtarë publik. Mos harroni, politikat tona janë të dizajnuara për t’u siguruar që njerëzit nuk po nxisin dhunën, dhe nëse ndokush e bën këtë, ne duhet t’i largojmë ata nga shërbimi dhe politikat tona nuk e lejojnë që ata njerëz të kthehen.”

Twitter bëri një veprim të paparë për të ndaluar Trump nga platforma pas kryengritjes në Kapitol, me kompaninë që tha se po pezullonte përgjithmonë Trump “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.
Pak para kësaj, Tëitter kishte bllokuar përkohësisht llogarinë e Trump për disa tweet-e të cilat kontribuan në një rrezik të shtuar të dhunës./arbresh.info/
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...