Turqia ka urdhëruar arrestimin e 1 mijë e 112 personave të dyshuar se kishin lidhje me klerikun mysliman Fethullah Gulen, i cili akuzohet se ka organizuar puçin e vitit 2016, raporton CNN-i turk.
Operacioni i arrestimit të këtyre të dyshuarve është zhvilluar në Ankara, ndërsa është zgjeruar në 76 provinca të tjera.
Operacioni ishte më i madhi i organizuar ndonjëherë ndaj përkrahësve të Gulenit që prej puçit në të cilin u vranë 250 persona.
Më shumë se 77 mijë persona janë burgosur dhe po presin gjykimin, derisa arrestimet janë rutinë në Turqi. Autoritetet kanë suspenduar apo shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës në stafin civil dhe ushtarak.
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu