Avionët luftarakë të Turqisë goditën caqe të militantëve kurdë, përfshirë kampe trajnimi, strehimore dhe zona ku ruheshin municione në Irak dhe në veri të Sirisë, tha të mërkurën Ministria turke e Mbrojtjes.
Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Turqisë në Irak dhe Siri kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicisë kurde siriane YPG, dy grupe që Turqia i cilëson si grupe terroriste.
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha të mërkurën se operacioni ishte i suksesshëm dhe se “shumë terroristë” janë vrarë.
“Vetëm terroristët dhe caqet që u takonin terroristëve janë goditur. Strehimoret e terroristëve, bunkerët, bujtinat, shpellat që përdoren nga terroristët janë shkatërruar. Terroristët edhe një herë e ndien fuqinë e Forcave të Armatosura të Turqisë”, tha Akar.
Ushtria e Irakut i dënoi sulmet ajrore, duke argumentuar se infiltrimi i Turqisë në zonën ajrore irakiane përbënte shkelje të sovranitetit.
Turqia tha se të gjithë avionët që morën pjesë në operacionin, që u krye në zonat e Derik, Sinjar dhe Karacak, janë kthyer në bazat e tyre. Pala turke nuk dha detaje për numrin e viktimave nga këto sulme.
Një zyrtar i sigurisë së Irakut, që foli në kushte anonimiteti, tha se të paktën 20 sulme ajrore goditën në zonën malore të Sinjarit.
Kjo zonë, ku jeton minoriteti irakian Yazidi, është nën kontrollin e disa forcave të armatosura dhe grupeve të ndryshme, përfshirë edhe militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka nisur një kryengritje ndaj shtetit të Turqisë më 1984. Mbi 40,000 persona janë vrarë në konflikt, që në të kaluarën kryesisht ishte fokusuar në juglindje të Turqisë.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit njihet si organizatë terroriste edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./rel
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...