Të paktën 51 persona rrezikonin që të humbisnin jetën në detin Egje, jo shumë larg qytetit bregdetar të Dikilit.
Rojet bregdetare turke, përmes një deklarate kanë theksuar se emigrantët po udhëtonin me një varkë gome dhe kanë filluar të përmbysen pranë një zone shkëmbore, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë edhe helikopterë.
51 emigrantët e shpërtuar, përfshirë 15 fëmijë, janë dëruar në portin e Dikili dhe kanë marrë trajtimin e duhur.
Në mesin e të shpëtuarve kishte emigrantë nga Siria, Afganistani, Angola dhe Somalia, ka raportuar “Anadolu”.
Më shumë se 1 milion njerëz, kanë kaluar në Greqi gjatë vitit 2015, vit i cili shënoi krizën më të madhe të migracionit që nga Lufta e Dytë Botërore./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...