Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së hënës.
Kështu njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se flamuri turk do të do të ulet në gjysmështizë deri të dielën më 12 shkurt, në të gjitha institucionet brenda dhe jashtë vendit.
Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.
Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti.
Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.
Nërsa në Siri, sipas autoriteteve të atjeshme, nga tërmeti janë goditur provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet./rel/
Lexo edhe:
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...