Turqia shfuqizon ndalimin e shamisë në ushtri

15:53 | 22 Shkurt 2017

Një ndalesë e femrave të ushtrisë në Turqi për të mbajtur shaminë myslimane është shfuqizuar sot nga qeveria.

Ushtria është institucioni i fundit që kishte ende në rregullore ndalimin e shamisë, transmeton arbresh.info.

Turqia ka një kushtetutë laike që daton që nga ditët e Kemal Ataturkut, themeluesi i republikës moderne, i cili nuk kishte dëshirë t’i shihte femrat me shamia koke.

Veshja e shamive në institucionet publike u ndalua në vitin 1980.

Popullsia laike ka akuzuar Presidentin e tanishëm të Turqisë, Recep Tayyipn Erdogan, se është duke aplikuar agjendë islamike, duke konvertuar kështu shumë shkolla publike në shkolla fetare.

Por presidenti ka thënë se një ndalesë e tillë është shenjë e jo liberalizimit të të kaluarës.

Përgjatë dekadës së fundit një ndalesë e tillë është larguar nga shkollat, universitetet, shërbimi civil, policia dhe tashmë nga ushtria.

Kurse pjesa laike e popullsisë kanë thënë se ndihen të izoluar dhe se Erdogan është duke udhëhequr vetëm me bazën fetare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara