Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 38.553 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.801 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4,62 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 38.358, me 347 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Institucionet shëndetësore të vendit regjistruan 51.236 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga koronavirusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 45,88 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 260.280 të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se aktualisht 3.590 pacientë të prekur nga COVID-19 janë në gjendje kritike.
Më 14 janar, Turqia nisi fushatën masive të vaksinimit kundër pandemisë dhe deri më tani ka administruar mbi 21,16 milionë doza të vaksinës, përfshirë 7,9 milionë qytetarë që kanë marrë dozën e dytë.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...