Të martën Turqia raportoi 9,107 raste të tjera me koronavirus, përfshirë 633 pacientë asimptomatikë.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka kaluar 2.65 milionë, ndërsa numri i të vdekurve qëndron 28,213, me 75 viktima të regjistruara gjatë ditës së kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruajne mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Rreth 5,546 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2.53 milion.
Më shumë se 32.56 milion teste koronavirus janë bërë në Turqi deri më tani, përfshirë 123.734 që nga e hëna.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike ëshët 1,185.
Turqia ka filluar fushatën e vaksinimit masiv me koronavirus më 14 janar dhe ka administruar mbi 7.4 milion doza vaksinash që nga e marta.
Që nga dhjetori i kaluar, Turqia ka vendosur shtetrrethim gjatë fundjavës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
Javën e kaluar, zyrtarët njoftuan planet për të filluar një proces gradual të normalizimit nga marsi.
Mbi 111.89 milion raste janë raportuar në të gjithë botën, me rikuperime tani mbi 63.13 milion, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins i SHBA.
SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura për sa i përket infeksioneve./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve