Një tërmet 5.3 ballë raportohet se ka ndodhur në distriktin turk, Nigde. Ndërkohë, që nuk raportohet për dëme apo vdekje, qytetarët kanë përjetuar panik.
Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth si në Konya dhe Kayseri.
Ndërkohë që për dy tërmete tjera raportohet të kenë ndodhur edhe në Kahramanmaras dhe Malatya, me shkallë më të vogël, 4.2.
Në faqen për informacion mbi tërmetet, EMSC, është regjistruar tërmet në Turqinë qendrore, 5.3 ballë.
Më 6 shkurt, Turqia jugore u godit nga dy tërmete të fuqishme nga i cili vdiqën mbi 50 mijë persona atje dhe në Siri ku u ndjenë dridhjet po ashtu dhe u shkaktuan dëme.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...