Turqia ka thirrur ambasadorin amerikan për të protestuar kundër veprimeve agresive ndaj truprojave turke në Uashington DC, raporton AP.
Truprojat e presidentit Recep Tayyip Erdogan u përfshinë në një zënkë javën e shkuar kur presidenti vizitoi Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Nëntë persona u lënduan dhe dy u arrestuan në përleshjen mes truprojave dhe protestuesve anti-Erdogan.
Në Uashington kanë kërkuar për veprime të forta kundër truprojave pas zënkës. Departamenti i Shtetit ka thënë që ata ishin duke ia komunikuar brengat qeverisë turke në termet më të fuqishme të mundshme.
Kurse Ministria e Jashtme turke thotë se ambasadorit amerikan i është dhënë “protestë verbale dhe e shkruar” për mënyrën se si është trajtuar situata. Vendi po bën thirrje për një “hetim të plotë të këtij incidenti diplomatik”./Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran