Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thote se durimi i Turqisë me SHBA-të mbi krijimin e një zonë të sigurisë në pjesën verilindore të Sirisë, është duke mbaruar.
“Ne nuk kemi arritur asnjë rezultat që dëshiruam në lindje të Eufratit. Arsyeja e vetme e ezksitencës sonë në Siri është se kërcënimi i terrorit drejt kufijve është kthyer në një pengësë që parandalon kthimin e sirianëve”, tha Erdogan, transmeton portali arbresh.info
“Në fazën aktuale, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që të vazhdojmë në rrugën tonë. Ne kemi provuar çdo rrugë. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të durueshëm. Ne nuk kemi mundësi të humbasim një ditë të vetme.”, shtoi ai.
Erdogan shtoi se Turqia synonte të priste një “takim ndërkombëtar të donatorëve” për të marrë fonde për planet e saj mbi këtë zonë, duke akuzuar vendet perëndimore që refuzuan me qëllim të ndajnë barrën e refugjatëve, duke thënë se ata e bënë këtë për ta gjunjëzuar vendin tonë”.
Erdogan i ka dhënë SHBA deri në fund të muajit aktual për rezultate konkrete në zhvillimin e një zone të sigurt të supozuar në kufirin e Turqisë me Sirinë.
Turqia është kthyer në shtëpi për mbi 1 milionë refugjatë që janë larguar nga zonat e luftës në Siri./arbresh.info/
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...
Trump thotë se SHBA-ja duhet të rishikojë pjesëmarrjen në NA...
Begaj mbledh gazetarët në iftar: Kujdes me lajmin, fjala sot...
Flick para sfidës ndaj Newcastle: Duhet ndeshje perfekte, Ya...